E konfirmon Real Madrid: Perez u shantazhua nga gazetari, iu kërkuan 10 milionë euro

Real Madrid ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit pas një përgjimi të publikuar në mediat spanjolle.
Në një audio incizim, Florentino Perez shihet duke i fyer figurat e mëdha të klubit.
Pas këtij artikulli ka reaguar klubi madrilen duke thënë se Perez u shantazhua nga gazetari spanjoll Jose Antonio Abellan.
“Onda Cero Trasistor zbulon se Abellan kishte një takim në 2011 me zëvendëspresidentin e Real Madridit, Eduardo Fernandez de Blas, në restaurantin Comarro, në të cilin ai e shantazhoi duke i kërkuar 10 milionë euro për të zhdukur audiot e regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe të manipuluar”, ka shkruar Real Madrid në Twitter. /IndeksOnline/
El Transistor de Onda Cero revela que Abellán tuvo en 2011 una reunión con el vicepresidente del RM, Eduardo Fernández de Blas, en el restaurante Combarro, en la que le chantajeó pidiendo 10 millones de € para hacer desaparecer los audios grabados de manera ilícita y manipulada.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 15, 2021