75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / OSH

Ky është inspektori i arrestuar në Pejë

Njësiti i Krimeve Ekonomike në bashkëpunim më Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdon aksionin në Pejë. Bajram Muzlija, është i arrestuari i parë në këtë aksion.

Muzlija punon si inspektor i ndërtimit në Komunën e Pejës dhe dyshohet të jetë i përfshirë në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aksioni po vazhdon njëkohësisht edhe në Komunën e Istogut dhe të Klinës, ndërsa pritet të ketë edhe të arrestuar tjerë./Indeksonline/