75 Mall Live Search
14:31 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pas Angelina Jolie, mediat sulmojnë Bihterin: Ç’po ndodh kështu me ty? (Foto)

Pas takimit të disa ditëve më parë mes Angelina Jolie dhe Tuba Büyüküstün, për më tepër një tjetër emër i famshëm i kinemasë turke i është bashkangjitur atij të aktores së njohur amerikane.

angelinas

Beren Saat, e njohur për publikun shqiptar në rolin e Bihterit në ‘’Dashuri e ndaluar” dhe Yagmurit në serialin ‘’Hakmarrja” është vendosur ditët e fundit në qendër të kritikave për shkak të peshës. Aktorja e njohur dhe aq shumë e dashur për publikun turk, por jo vetëm, është fotografuar këtë fundjavë duke darkuar me bashkëshortin e saj, Kenan Doğulu në një restorant në Stamboll.

berka1

E veshur me një fustan të zi të shkurtër, nga ku mund të dalloheshin qartë këmbët e saj më të holla se kurrë më parë, Beren ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të rënies drastike në peshë. Kaq ka mjaftuar që shtypi rozë turk dhe fansat të bënin paralelizime mes saj dhe aktores Hollywood-iane Angelina Jolie.

berka3

Mediat gjithashtu kanë shkuar më tej duke aluduar se është pikërisht gjendja shëndetësore e Beren ajo që po e pengon të mbetet shtatzënë, ndonëse çifti po përpiqet prej kohësh. Për më tepër shihni fotografitë e mëposhtme.

berka2

Temat: