Rasti Deçani/KRU ‘Hidrodrini’: Deri më tani të gjitha analizat e IKSHPK rezultojnë se uji ka qenë në standarde

Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka dalur me një komunikatë të mesditës për rastin Deçani, ku tash e sa ditë ka dyshime mbi helmim të një numri të madh qytetarësh, dyshime këto të cilat fillimisht u menduan të kenë qenë nga uji.
Në komunikatën e sotme zyrtare, kjo kompani konfirmon se ka pranuar analizat e ujit, nga mostrat e marra në vazhdimësi që nga dita e shfaqjes së dyshimit, (11 Korrik 2021), nga ana e IKSHPK-së dhe se të njejtat rezultojnë se analizat fiziko-kimike si dhe ato bakterologjike kanë dalur në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.
Komunikata e plotë:
“Rasti DeçaniKomunikatë për Media KRUMe të cilën KRU ‘Hidrodrini’ konfirmon se i janë komunikuar nga ana e IKSHPK-së, respektivisht IRSHP-së, analizat e nxjerra nga mostrat e marra të ujit që nga data 11 Korrik 2021 (e Diel), në lokalitetet ku është dyshuar se ka pasur helmim nga uji, në fshatrat e komunës së Deçanit, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.Të gjitha mostrat e analizave në fjalë siç janë publikuar edhe në media nga ana e vet IKSHPK-së, rezultojnë se analizat fiziko-kimike si dhe ato bakterologjike kanë dalur në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.KRU ‘Hidrodrini’ vazhdimisht pret analiza edhe më të thella profesionale nga palët e thirrura respektive të profesionistëve shëndetësorë si brenda edhe jashtë vendit.KRU ‘Hidrodrini’ kërkon dhe inkurajon palët që mostra të ujit për analizë të merren edhe nga puset (bunarët) që banorët posedojnë në atë zonë, posedojnë në familjet e tyre dhe nga të njejtat poashtu shërbehen. Kjo për të parë mundësinë e dilemës eventuale.Njoftojmë se mostra të tjera në vazhdimësi janë marrë dhe po përpunohen edhe nga mekanizma të tjerë profesional. KRU ‘Hidrodrini’ mbështet të gjithë mekanizmat përkatës institucional të involvuar në rastin Deçani, brenda autoritetit dhe kompetencave që ka, për ti dhënë zbardhje dhe orjentim të saktë rastin shqetësues në fjalë.KRU ‘Hidrodrini’, të gjithë të prekurve nga shqetësimet shëndetësore, u uron shërim të shpejt dhe kthim të shëndetit të plotë.
KRU ‘Hidrodrini’, për shkaqe prevenuese, nga konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar të komunës së Deçanit, sërish kërkon që ujin ta përdorin vetëm për sanitari dhe higjienë, meqë mbetemi në pritje të udhëzimeve të reja nga mekanizmat përkatës profesional.”-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.