75 Mall Live Search
21:33 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / OSH

Shpërfillet MASHT, zgjedhen drejtorët

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën me kandidatët që fituan pozitat: drejtorë e zëvendësdrejtorë nëpër institucionet e Arsimit parauniversitar në kryeqytet.

Nga 36 institucione arsimore vetëm pesëmbëdhjetëve prej tyre iu përfundua procesi i konkursit i cili nga inspektorati i Ministrisë së Arsimit, ishte marrë vendim që të anulohet me arsyetimin se është i jashtëligjshëm, transmeton Klan Kosova.

Komuna e Prishtinës nuk e ka përfillur vendimin e inspektoratit, prandaj këta të fundit tashti do t’i drejtohen Gjykatës Themelore.