75 Mall Live Search
23:46 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / OSH

Aksion i Policisë për respektimin e masave anticovid në lokalet e Prishtinës

Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të madh për respektimin e masave anticovid në lokalet e gastronomisë në komunën e Prishtinës.

IndeksOnline mëson se ky operacion bëhet fjalë për respektimin e orarit të lejuar nga MSH për gastronominë.

Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë është parë duke inspektuar të gjitha lokalet në territorin e Prishtinës.

Kujtojmë se nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja anticovid./IndeksOnline/