Arrestohet dileri i drogës në kryeqytet

Është arrestuar një person në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se merret me shitblerjen e substancave narkotike.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike një IPHONE 6+ dhe para të gatshme 140 euro, shkruan IndeksOnline.
Është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuari po ashtu edhe aty janë gjetur mbi 1 kg e 312.9 gr substancë narkotike e dyshuar marihuanë si dhe pajisje për përgatitjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/