75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 16 Korrik 2021 / k.v

Momenti kur policia e arreston Dardan Molliqajn

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në oborrin e ministrisë së Drejtësisë, ku në veturat zyrtare kanë ngjitur tiketa me mbishkrimin “zhvatës”.

Më pas Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e kësaj partie Dardan Molliqajn dhe disa aktivistë të kësaj partie.

Frashër Krasniqi nga kjo parti tha se një kompanie i është dhënë kontratë prej 2 milionë euro pa asnjë kriter e që ka çmimin pesëfish më të shtrenjtë.

“Aksion ka të bëjë rreth kontratës një kompani private ku kushton mbi 2 milionë euro dhe kjo tiketa 5 euro”.

Ai tha se zëvendësministri Hysen Durmishi ka bërë skandal ku ka thënë se kjo kontratë ka mbetur nga Qeveria e kaluar dhe se janë duke krijuar monopol.

“Përmes këtij nuk ka barazi, homologimin po e heqin vetëm për makinat e reja e jo ato të cilat mund t’i blejnë të varfrit, ndryshimi i stilit të jetës punësimet nepotiste”.

VIDEO