75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Ish-asistenti i Mourinhos, Flick e Tuchel zyrtarizohet si trajner i Kukësit

Pas shumë javësh bisedimesh, Kukësi më në fund ka gjetur trajnerin e ri dhe do të jetë italiani, Diego Longo.

45-vjeçari do të udhëheq ekipin verilindor në sezonin e ri teksa firmosi kontratën dhe vjen pas largimit të Mirel Josës që drejtoi Kukësin në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Longo ka një histori të gjatë si asistent në shumë ekipe dhe së fundmi ishte edhe ndimësi i Mircea Lucescut në stolin e Dynamo Kiev.

Në të kaluarën ka punuar edhe me Flick, Tuchel e Mourinhon.

“Kam shumë besim te futbollistë dhe te klubi, që i ka afruar. Nuk i kam stërvitur ende, por di që ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë, dhe këtu mund të përmend brazilianin që ka ardhur. Nuk do të futemi në fushë sikur i kemi fituar ndeshjet, do punojmë që të futemi për të fituar.

Në të shkuarën keni eksperienca vetëm si ndihmës-trajner…
Si asistentë kam punuar edhe Flick, Tuchel dhe Mourinho, ndaj shpresoj të jem në rrugën e tyre. Është privilegj të punosh në klube të mëdha.

Kisha kontratë me Dinamo Kiev dhe vendosa të largohem për të nisur eksperiencën si trajner. Kemi objektiva të rëndësishme.

Cilat janë objektivat e klubit këtë sezon?

Qëllimet e klubit janë të qarta: të jemi kompetitivë. Nuk mund të them tani që do të fitojmë kampionatin, pasi këtë nuk e bën as Teuta, as Vllaznia e as Partizani. Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Sa i takon merkatos, do të flas me klubin. Nuk flas për emra, por do flas me klubin për çfarë lojtarësh duhet të vijnë këtu” ka thënë Longo.