4 vetura të përfshira në aksident në Drenas, 3 persona të lënduar

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, për IndeksOnline ka konfirmuar se katër vetura janë aksidentuar në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.
Sipas tij, tre persona janë duke marrë trajtim mjekësor ndërsa rruga nuk është bllokuar por funksionon vetëm një shirit.
“Në orët e mbremjës, në fshatin Arllat, Komuna e Gllogoci ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshirë katër vetura dhe për momentin tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësor. Sipas njësisë, rruga nuk është e bllokuar, por funksionon vetëm një shirit për qarkullim. Njësitë relavante policore janë në vendngjarje”, tha ai./IndeksOnline/