75 Mall Live Search
23:24 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Sulmohen dy punonjës të Qendrës Sociale, pasi s’ia dhanë një dokument

Dy punonjës së Qendrës për Punë Sociale janë sulmuar sot nga një person i cili ishte në gjendje të dehur.

IndeksOnline mëson se i njëjti e kishte shtyrë me krahë njërën dhe e kishte ofenduar me fjalë.

Po ashtu bëhet e ditur se kjo kjo ka ndodhur pasi personi i dyshuar ka insistuar që zyrtarët e QPS-së t’i’a japin një dokument i cili nuk është në kompetencën e tyre, por i dyshuari F.Ç. 1967 nuk i ka mirëkuptuar duke pasur sjellje arrogante.

I dyshuari u lirua  në procedurë të rregullt./IndeksOnline/