Shi i madh, vështirësohet qarkullimi i veturave në Gjilan

Tash e dy ditë në Kosovë po mbretëron mot me shi dhe me kokërriz.
Si pasojë e shiut të madh disa rrugë në Kosovë janë mbushur me ujë.
Ndër to edhe rrugët në komunën e Gjilanit.
Në disa video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se rruga në Gjilan thuajse është bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit./IndeksOnline/