Edhe Salla “1 Tetori” mbyllet në fundjavë, qytetarët s’mund të vaksinohen

Qendra e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë të shtunën i ka mbyllur dyert për qytetarët që duan të vaksinohen.
Madje, nga kjo fundjavë kjo qendër e imunizimit si më e madhja në vend nuk do të punojë më gjatë ditëve të vikendit, por vetëm gjatë ditëve të punës.
Jo zyrtarisht Klan Kosova mëson se vendimi se të gjitha qendrat e vaksinimit do të pushojnë në fundjavë është marrë kohë më parë nga Komiteti për Imunizim i cili është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mirëpo, nëpër komuna ka kohë që ky vendim është bërë i zbatueshëm, por jo edhe tek “1 Tetori” deri më tani.
Megjithatë arsye për këtë, sipas burimeve, thuhet se është kostoja financiare ngase ekipet mjekësore që punojnë gjatë të shtunave dhe të dielave tek “1 Tetori” llogariten si kujdestarë pune të cilat paguhen nga komunat përkatëse.
Veçse qytetarët janë të mllefosur me institucionet gjegjëse që nuk ka pasur fare paralajmërim për këtë.
Ndërkaq vendimet e Komitetit për Imunizim raportohen tek Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë ky i fundit raporton tek i pari i shëndetësisë Arben Vitia./klankosova/