75 Mall Live Search
09:11 / E Diele, 18 Korrik 2021 / OSH

Ferizaj/ Vajza sulmon nënën e saj, pastaj i prishë orenditë e shtëpisë

Dje në Ferizaj, rreth orës 10:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë.

Sipas raportit të Policisë, e arrestuara ka sulmuar nënën e saj dhe ka prishur orenditë e shtëpisë duke i thyer dhe gjuajtur në oborr.

Viktima nuk ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtorit social.

Në konsultim me prokurorin e dyshuara është ndaluar në qendrën e mbajtje për 24 orë./Indeksonline/