75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 18 Korrik 2021 / AR

Malishevë: E vrau qenin pasi ia kafshoi djalin

Janë arrestuar dy të dyshuar nga Malisheva pasi që qeni i njërit të dyshuar ka kafshuar djalin e të dyshuarit tjetër, derisa ky i fundit e ka mbytur qenin duke e qëlluar me armë zjarri, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikatorë dhe 29 fishekë si dhe një arme gjuetie dhe një gëzhojë.