75 Mall Live Search
11:44 / E Diele, 18 Korrik 2021 / OSH

Britney Spears anulon koncertet deri në heqjen e kujdestarisë

Britney Spears ka vendosur të mos performojë më përsa kohë babai mban kontrollin mbi karrierën e saj. Ajo e ka cilësuar atë një konservator, duke u shprehur se kishte vrarë ëndrrat e saj. Vërejtjet e saj, u bënë në një postim të gjatë në Instagram.

Ato janë të fundit pas një serie komentesh publike që ajo ka bërë në lidhje me babain e saj, i cili kontrollon çështjet e saj personale dhe financiare, ndaj edhe këngëtarja kërkon t’i jepet fund kësaj situate.

“Unë nuk do të performoj në asnjë skenë në çdo kohë me babanë tim që merret me ato që vesh, them, bëj ose mendoj,” shkroi këngëtarja.

“Më shumë preferoj të ndaj videot nga dhoma ime e ndenjes në vend të skenës në Vegas “, shtoi ajo.

Babai i yllit pop, Jamie Spears, ka kontrollin e pasurisë së vajzës së tij prej 60 milionë dollarësh, në bazë të vendimit të gjykatës dhënë në vitin 2008. Spears, 39 vjeç, e cila ka probleme të shëndetit mendor, nuk ka performuar në publik që nga fundi i vitit 2018.

Spears këtë javë caktoi një avokat të ri për ta përfaqësuar atë në përpjekjen e saj për t’i dhënë fund kujdestarisë, duke e quajtur atë abuzive. Por ende Spears dhe avokati i saj nuk kanë paraqitur një kërkesë zyrtare në gjykatë. Seanca tjetër gjyqësore është 29 Shtator në Los Anxhelos.