Shiu i madh shkatërron shkollën fillore në një fshat të Vushtrrisë

Shkolla fillore “Dëshmorët” në fshatin Zhilivodë të Komunës së Vushtrrisë është shkatërruar nga reshjet e dendura të shiut.
Indeksonline ka siguruar pamje të shkollës ku shihet pothuajse e shkatërruar.
Përveç kësaj, dëme të mëdha janë raportuar pothuajse në tërë vendin.
Sonte vërshime pati në disa komuna të Kosovës, e më së shumti në Prishtinë.