Islandezja raporton në Policinë e Kosovës: Më dhunoi një kosovar

Një rast i dhunimit është paraqitur gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh një shtetase islandeze ka raportuar se është dhunuar nga një mashkull kosovar.
“Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitar. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Foto ilustrim