Policia arreston të dyshuarin që rrahu vëllain e vet

Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni policor Qendër ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në këtë stacion është raportuar për një rast të dhunës në familje, ku vëllai ka rrahur vëllain e tij, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
“Me datën 18.07.2021 ne St-Policor QENDER është raportuar rasti Dhune ne Familje qe dyshohet se kishte ndodhur rreth orës 21:00 ne Rr.Kushtrim Hoxha –Prishtine.
Rasti kishte te beje ne mes dy vëllezërve ,ku dyshohet se i dyshuari i lartcekur e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, ankuesin ,me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.
Tutje theksohet se ankuesit i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë./IndeksOnline/