Mosha veç numër, Dani i shumëkërkuar nga publiku për mbrëmje muzikore

Ramadan Krasniqi është këngëtar mjaftë i njohur nga publiku shqiptar.
Në muzikë ai identifikohet më shumë në atë popullore dhe qytetare, shkruan Indeksonline.

Këngëtari nga Peja përkundër moshës, po arrin të jetë i kërkuar mjaftë nga publiku për koncerte e mbrëmje muzikore.
Pas një viti e gjysmë të pandemisë, Dani i është rikthyer mbrëmjeve muzikore, por duket që për projekte muzikore nuk është se ka punuar edhe shumë.
Në një intervistë për Indeksonline ai u shpreh se nuk ka gati asnjë këngë të re.
‘Nuk po gjejë këngë dhe tekst të mirë. Kjo është arsyeja pse nuk po bëj asgjë. Këto ditë do të dal një këngë me këngëtarin nga Peja, Bekim Zogaj. Është këngë e cila është realizuar me klip. Unë jam veç musafir dhe vetëm refrenin e këndoi” tha ai.
Mbrëmjet muzikore ka muaj që kanë nisur të mbahen. Edhe këngëtari legjendar i ka nisur këto me shumë kënaqësi. Ai u shpreh se ndihet falënderues ndaj publikut.
‘Mirë mirë, ngado që shkoj për moshën që kam hala po më respektojnë e po më dojnë, po më dëgjojnë’ u shpreh ai.
Ndërsa për dasma, ai u shpreh se edhe përkundër që i janë anuluar shumë dasma ai ende ka data të rezervuara për këtë verë.
‘Po, është e vërtetë që janë anulu shumë por këto që i kemi, i kemi’ përfundoi ai./Indeksonline/
