Arben Zharku pezullohet nga detyra e drejtorit, flet për vendimin

Drejtori i QKK (Qendrës Kinematografike të Kosovës), Arben Zharku është pezulluar nga detyra e tij.
Komisioni disiplinor i Ministrisë së Kulturës e mori këtë vendim ditën kur ai u kthyer nga Festivali i Cannes, shkruan Indeksonline.
Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar me drejtorin, i cili tha që ky është vetëm pezullim e jo shkarkim.
“Është pezullim nuk është shkarkim. Nga komisioni disiplinor është kërkuar prej këshillit drejtues të behet kjo punë. Nuk ka të bëjë me shkarkim, është pezullim derisa të kryhet kjo procedurë standarde” tha ai.
Ai për Indeksonline tha se e ka kërkuar vet të bëhet kjo punë kështu, në mënyrë që të trajtohen të gjitha ankesat.
“I kanë marr disa ankesa prej komunitetit dhe janë duke i trajtuar dhe e kam kërkuar vet unë këtë punë në mënyrë që të trajtohen të gjitha ankesat”.
Ai nuk dëshiroi të komentoi më shumë rreth kësaj çështje duke dashur të lë komisionin të kryej punën e vet.
“Është procedurë standard edhe dmth derisa të kryejnë punën komisioni nuk du me komentu asgjë. Është procedurë ligjore kështu që duhet me prit komisioni me kry punën e tyre”, përfundoi ai./Indeksonline/