75 Mall Live Search
17:23 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / AR

Kurti: Vuçiq refuzon të përballet me të kaluarën

Albin Kurti është deklaruar pas takimit që pati në Bruksel me Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha se Vuçiq refuzon të përballet me të kaluarën, shkruan Indeksonline.

“Do të ketë një takim tjetër në muajin shtator mes krerëve të dy vendeve tona. Aty ku shprehet zotimi ynë për të pagjeturit të futet fjala përballja me të kaluarën. Kjo u pranua në një mënyre nga Borrell mirëpo u refuzua nga Vuçiq.

Ai nuk pranon që të futet ballafaqimi me kaluarën. Nuk e kuptoj pse duhet ti frikësohemi ballafaqimit me të kaluarën kur e dim që problemet i kemi nga e kaluara dhe vet fakti që merremi me çështjen e të pagjeturit që janë të zhdukur në mënyrë të dhunshme, ne po merremi me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm.

Është për të ardhur keq që nuk u dakorduam këtu. Pala serbe e kundërshoi shumë ashpër këtë”, u shpreh Kurti./Indeksonline/