75 Mall Live Search
19:23 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / AR

9 persona të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident të rëndë në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tregoi se si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar 9 persona.

Rreth orës 18:40, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë katër automjete (tri vetura dhe një autobus).

Si pasojë e aksidentit deri tani trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë persona të lënduar. Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti“, u shpreh Ahmeti./Indeksonline/