75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Dështon shkëmbimi Griezmann-Saul

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton që ka dështuar marrëveshja mes Barcelonës dhe Atletico Madridit për të shkëmbyer Antoine Griezmannin me Saul Niguez.

Katalunasit kërkuan edhe 20 milionë euro shtesë nga Atletico Madrid, kurse kjo ofertë është refuzuar nga skuadrat e kryeqytetit spanjoll, transmeton Indeksonline.

 Katalunasit ende janë të interesuar për ta larguar Griezmannin për shkak të pagës ë lartë që ka.

Disa skuadra në Premier Ligë kanë shprehur interesim për francezin, sipas raportimeve në Spanjë./Indeksonline/