“U takuan, për tu takuar”, Musliu-Shoshi komenton takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ajo tha se ata u takuan vetëm për t’u takuar, pa ndonjë rezultat, shkruan Indeksonline.
Ajo u shpreh se Kuri ulet në tavolinë duke i thyer të gjitha parimet e standartet e krijuara vet në opozitë.
Postimi i plotë:
U takuan për të u takuar!
Përfundoj edhe një takim i Kurtit me Vucicin e edhe një më herët i z. Bislimi me përfaqësuesit e Serbisë me:
rezultat,
transparencë,
llogari në Kuvend
në Komision për Punë të Jashtme, përkundrazi Kryetari i këtij komisioni në vend që të mbaj qeverinë në llogaridhënje, z. Haki Abazi e shkel rregulloren e Kuvendit dhe nuk mban asnjë takim për më shumë se një muaj!
Pra, Kryeministri ulet në tavolinë duke i thyer të gjitha parimet e standartet e krijuara vet në opozitë. Sot, qëndron prapa të gjitha atyre vendimeve që të gjithë përfaqësuesit i kanë thënë më heret dhe kanë qëndruar fuqishëm në mbrojtjen e këtij vendi.
Të vërtetohet ky fakt mjafton të lexohen vendimet e rezolutat e miratuara në Kuvendin e Kosovës ne vitin 2011, 2012:
Dialogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtar, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm- rendin unik kushtetues të Kosovës.
Proces i lehtësuar nga BE dhe i mbështetur fuqishëm nga SHBA-të.
Dialogu do të jetë i përgaditur mirë dhe me agjendë të qartë pa prekuar në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjetivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës
Kompetencat kushtetuese e ligjore
Vendosje e masave përkatëse reciproke ne dialog
Raportim në Kuvend para dhe pas cdo takimi në Bruksel