Vetura godet një grua në Prishtinë, dërgohet në QKUK me autoambulancë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
IndeksOnline mëson se një veturë ka goditur një grua.

Sipas të dhënave fillestare, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK./IndeksOnline/