Aksident i rëndë në Prishtinë, rrotullohet tërësisht vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 22:00 në Prishtinë, saktësisht në Bërnicë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas pamjeve, njëra nga veturat është rrotulluar tërësisht në mes të rrugës.
S’dihet a ka të lënduar nga ky aksident./IndeksOnline/

