75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / AR

“Kam me ta hek krytë, s’të vyn gja puna mo”, babë e bir kërcënojnë punëtorin e shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë

Mbrëmë në orët e pasdites ka ndodhur një konflikt verbal që ka mundur të përfundojë edhe më keq.

Gjersa një person ndodhej me disa qen në oborrin e shkollës, punëtori teknik i “Sami Frashërit” kishte kërkuar arsye pse qytetari ishte futur brenda oborrit të shkollës.

Mes tyre lindi një konflikt verbal, ndërsa qytetari kishte një thikë me vete duke e kërcënuar punëtorin.

“Nëse e thirr Policinë, ki me pas problem me mu” ka qenë kërcënimi i qytetarit ndaj punëtorit teknik. Në vendin e ngjarjes është gjetur thika e cila është konfiskuar.

Gjersa policia po e intervistonte kërcënuesin, në një market babai i tij kishte takuar punëtorin teknik.

“Kam me ta hak kryet, mos u dok mo te shkolla” ka qenë kërcënimi tjetër i babait ndaj punëtorit me inicialet A.SH.

Babë e bir janë në ndalim policor, me urdhër të prokurorit./Indeksonline/