Nuk kalon kërkesa e Musliu-Shoshit për raportimin e Bislimit në Komision: Deputetët e VV-së janë votë që mbrojnë qorras qeverinë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar që Besnik Bislimi të raportoj në Komision për procesin e dialogut.
Por, kanë qenë deputetët e Vetëvendosjes ata që kanë votuar kundër kësaj kërkese.
Musliu-Shoshi e ka quajtur si tentim mbrojtjes qorras të Qeverisë këtë veprim nga anë e deputetëve të pozitës.
”Deputetët e VV-së nuk janë në Kuvend që ta mbajnë qeverinë ne llogaridhënje por janë vetem votë që mbron qorras qeverinë!
Pas më shumë se një muaj, sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ky komision e ka detyrë që të mbikqyrë procesin e dialogut. Bazuar në këtë të drejtë, si opozitë që nuk kemi ASNJË informacion sa i përket procesit të dialogut nga qeveria, propozova që të ftohet z. Bislimi në raportim në këtë Komision por me shumicë votash nga deputetët e pozitës u REFUZUA.
Pra, z. Bislimi NUK do të raportoj në këtë komision. Se çka do të thotë kjo për demokracinë e këtij vendi le të vlerësoj vet qytetari” shkruan Musliu-Shoshi në reagim./Indeksonline/