Treni godet një veturë në Pejë, lëndohen katër persona

“Indeksonline”, raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur pak më herët në Pejë.
E nga Policia e Kosovës, tani është konfirmuar se deri të ky aksident ka ardhur pasi treni ka goditur një veturë.
Si pasojë e këtij aksidenti katër persona janë lënduar
“Rreth orës 12:20 te Dogana në Pejë ka ndodhur një aksident. Treni i udhëtarëve ka goditur një veturë, si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 4 persona”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

