75 Mall Live Search
17:32 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / AR

Pushimet e Rudinës: Familja ime e madhe Dembacaj-Frroku, të gjithë bashkë

Pas pushimeve në Capri vetëm ao dhe Marku, Rudina tani ka nisur pushime familjare. Dhe kur themi familjare e kemi fjalën për pushime plot me fëmijë sepse Rudina ka bërë bashkë vajzën e saj, të vëllait dhe fëmijët e Markut.

Aktorja ka publikuar disa foto ku shfaqet duke pozuar buzë pishinës me vogëlushet dhe shkruan: “Pushime familjare. Viktoria akullorja. Hana ime. Noara e hallës”.

Më pas Rudina ka publikuar plot momente me fëmijët në Instastory ku shihet duke u argëtuar me ta e duke qeshur të gjithë bashkë.