75 Mall Live Search
16:48 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / AR

Kuvendi shkarkon bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Pro shkarkimit votuan 62 deputet, asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Nga ky votim u shkarkuan kryesuesi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Arsim Berisha dhe anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Elmi Ahmeti.