Ministri Aliu: Qytetarët nuk do t’i paguajnë nga 5 euro

Në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, fjalën e ka marrë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se qytetarët nuk do t’i paguajnë nga pesë euro për tiketa ngjitëse në automjete.
Këtë lajm e bëri të ditur fillimisht zëvendësi i tij, Hysen Durmishi, i cili tha se se ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse në automjete, deri në marrjen e një vendimi tjetër përfundimtar për këtë çështje.
Ndërsa, Aliu në Kuvend tha se vendimi do të shqyrtohet në hollësi.
“Sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën sesi ka ardhë deri te ky vendim…Prej interpretimeve ligjore, edhe interpretimet nga auditori, deri te momenti i nënshkrimit…Diçka që mund t’i sigurojë është që qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, tha Aliu para deputetëve.
Ndërsa, para Aliut, Hysen Durmishi shkroi se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.