Reagimi i Bujar Ejupit kundër artikullit “Ku i la 17 milionë euro Autoriteti i Aviacionit Civil”

Drejtori i AAC-së Bujar Ejupi ka bërë një reagim kundër artikullit “Ku ila 17 milionë euro Autoriteti i Aviacionit Civil?” botuar në Indeksonline më 31 Mars 2021, duke pretenduar se ky artikull përmban fakte të pavërteta dhe shpifje kundër AAC-së.
Sidoqoftë, gazeta Indeksonline ka baza për ato që janë botuar, përfshirë deklaratën që ai e bëri vetë vite më parë.
Indeksonline ka gjetur se pretendimet e Drejtorit të AAC-së më 7 dhjetor 2018 me titull ’15 milion euro “plaçke” në emër të sigurisë “e qe u botuan në gazetën” Zëri “mbeshtesin artikullin e botuar ne indeksonline ne Mars te ketij viti.
Bujar Ejupi në cilësinë e një eksperti të aviacionit kishe deklaruar se: ““Nuk ka asnjë fije logjike që mjetet që paguajnë qytetarët në emër të sigurisë prej 2 eurosh të derdhen në buxhetin e shtetit. Autoriteti i Aviacionit Civil brenda një viti ka shpenzime rreth 800 mijë euro dhe ajo duhet ta kalkulojë taksën në madhësi që mbulon vetëm këto shpenzime e jo për shpenzime tjera enorme siç janë edhe pagat shumë të larta në këtë institucion”, tha ai për gazetën “Zëri” Ejupi.
Ekziston një mospërputhje mjaft e madhe për atë që po vepron drejtori i AAC-së krahasuar me atë që ishte kundër derisa të vinte ai vet në këtë pozitë tё cilёn e mban edhe sot.