Rusi/ Zbulohet burgu i nëndheshëm sekret dhe një krematorium, në pronësi të një ish drejtori burgu

Gazetarët rusë kanë bërë një zbulim të madh. Ata kanë gjetur një burg të nëndheshëm në të cilën mendohet se mafia ka tortuar madje dhe djegur kundërshtarët apo armiqtë e saj.
Burgu u gjet pranë Shën Petersburgut, në një banesë të braktisur rreth 40 km larg qytetit.
Në hyrje të bunkerit të nëndheshëm shkruhet “Copenhagen”dhe hyrja ishte mjaftueshëm e madhe për të hyrë dhe me makinë.
Website 47News ka zbuluar foto dhe video nga burgu i nëndheshëm.
Secila nga tre qelitë kishte një krevat marinarësh hekuri, një bide, enë ushqimi dhe një derë çeliku. Në dyer ishin vizatuar ujqër, merimangë, një grua prapa hekurave dhe një kafkë me shkrimin “Dora e zezë”.
Gjithashtu është gjetur edhe një furrë e madhe sa për të zënë një person ku janë gjetur dhe mbetje biologjike. Ajo që nuk është e qartë është nëse ato janë mbetje biologjike njerëzore apo jo.
Shtëpia i cili u gjet në fshatin Nowy Peterburg i përket një ish drejtori burgu dhe mendohet se u kthye në burg sekret në 2010 pasi ia kishte blerë një tregtari makinash për 460 mijë rubla.
Gazetari investigativ rus Sergei Kanew 58 vjeç shkruan se burgu i përket një grupi mafioz të fuqishëm. Ne vetëm mund të imagjinojmë se kush u mbajt i burgosur atje dhe u dogj i gjallë,” tha ai, shkruan Blick.
Një burg i ngjashëm është gjetur më përpara edhe në Moskë.