Qytetari nga Kaçaniku, dorëzon në polici të hollat e gjetura

Një qytetar nga Kaçaniku, Rrahim Loki , 65 vjeçar, me profesion tregtar, ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave , afër Xhamisë së këtij qyteti.
Ai , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut.
Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (i kanë humbur).
Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, e ka falënderuar qytetarin Rrahim Loki, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura , në stacionin e policisë.