Kryeministri kroat reagon pas aksidentit fatal të autobusit kosovar

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa kosovare në Brod të Kroacisë.
Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, transmeton Indeksonline.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai./Indeksonline/
S velikom tugom primili smo vijest o slijetanju autobusa s ceste kod Slavonskog Broda u kojem je život izgubilo 10 ljudi. U mislima smo s obiteljima žrtava i 🇽🇰 vlastima i narodom, kojima izražavamo duboku sućut i suosjećanje. Nadamo se da će se ozlijeđeni putnici oporaviti.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) July 25, 2021