75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Limaj pas aksidentit në Kroaci: Jam i tronditur me ngjarjen tragjike të mëngjesit të sotëm

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas aksidentit në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 30 të tjerë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ai tha se është i tronditur nga kjo ngjarje.

“Jam i tronditur me ngjarjen tragjike të mengjesit të sotëm, ku në Kroaci, një autobus i linjës Gjermani – Kosovë, është aksidentuar, më çrast sipas raportimeve, fatkeqësisht ka edhe viktima.Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejt për udhëtarët që kanë pësuar lëndime në këtë aksident tragjik”, ka shkruar Limaj.