Mehaj flet me Ministrin e Brendshëm kroat pas aksidentit të sotëm tragjik

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj ka bërë të ditur që ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozhinoviq nga i cili është njoftuar në lidhje me situatën dhe pasojat e këtij aksidenti,.
“Me dhembje të madhe, si njëri nga ata bashkëatdhetarë nga diaspora, që kam udhëtuar shumë vite, me mijëra kilometra për të ardhur në Kosovë, bashkëndjejë thellë me familjarët që pritnin më të dashurit të arrijnë sa më parë në përqafimin e tyre.Menjëherë pas marrjes së lajmit të kobshëm për aksidentin tragjik, kam kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kroacisë, z. Davor Bozhinoviq, nga i cili jam njoftuar me situatën dhe pasojat tragjike”, ka shkruar Mehaj.
Ai tutje tha se nga Ministri kroat u sigurua se janë marrë të gjitha masat e duhura për të menaxhuar këtë fatkeqësi me kujdesin maksimal spitalor për të lënduarit dhe atë akomodues për të tjerët.
“Me zemër të thyer u shpreh ngushllimet e thella familjarëve që humbën më të dashurit tanë, e të lënduarëve shërim sa më të shpejtë”, shtoi Ministri Mehaj.
Tutje ai tha shprehu gatishmërinë që t’u qëndrojnë pranë familjarëve në çdo moment dhe rrethanë.