75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 25 Korrik 2021 / AR

Ministri i Shëndetësisë kroate jep detaje: 15 persona janë lënduar rëndë, mesin e tyre një vajzë e mitur

Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Shefi i Mbrojtjes Civile, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros shkuan në vendin e ngjarjes. Pasi vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të plagosur kërkuan ndihmë, Vili Beroš iu drejtua publikut.

“69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë u përfshinë në aksident,” tha Beros.

15 persona u plagosën rëndë.

“Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë,” tha Beroš.

Ndërsa, kreu i spitalit tha se kishte lëndime të ndryshme.

“Dy persona janë në kujdes intensiv, 15 janë plagosur rëndë. Ne patëm tre operacione dhe kjo nuk përjashton mundësinë e operacioneve të reja. Të gjithë pacientët u kujdesën sipas rregullave,” tha shefi i spitalit.

Damir Trut tha se të gjitha shërbimet adekuate bënë një punë të mirë.