Enver Hoxhaj bisedon në telefon me kryeministrin kroat: Më siguroi se qeveria e tij po merret personalisht me krejt situatën

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në Facebook ka treguar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.
Hoxhaj thotë se Plenkovic i siguroi që qeveria e tij, në veçanti Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, bisedova në telefon me mikun tim, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, të cilin e falendërova për angazhimin dhe kujdesin që ka treguar ai dhe autoritetet qeverisëse në këto orë të rënda për ne. Më shprehu ngushëllime dhe më siguroi se qeveria e tij, në veçanti Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë po merret personalisht me krejt situatën. Në këto momente po u ofrohet ndihma të lënduarve, disa prej të cilëve janë më rëndë! Ngushëllime familjeve që kanë humbur sot më të dashurit e tyre!