75 Mall Live Search
19:09 / E Diele, 25 Korrik 2021 / A. A

Babai i Dua Lipës i reagon mediumit serb pasi e quajti Kosovën provincë të Serbisë

Dukagjin Lipa, babai i këngëtarës shqiptare Dua Lipa, ka reaguar ndaj mediumit serb ‘B92’.

Pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ‘B92’ iu kishte referuar Kosovës si provincë jugore e Serbisë.

“B92 që kur është blerë nga Aleksander Vuçiq, është bërë plotësisht patetike. Ata mund të jenë më kreativë: E ashtuquajtura Republika e Kosovës ka fituar të ashtuquajturën medalje të artë në të ashtuquajturën Olimpiadë në të ashtuquajturën Tokio” ka shkruar Lipa në Twitter.

/Indeksonline/