“Ngjarjet që e përshkruajnë jetën në Kosovë, mjaltë e gjak”, ‘Bufi’ uron Nora Gjakovën për fitoren historike
Fitorja në finale e Nora Gjakovës i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.
Ka pasur postime të shumta nga figurat publike, duke u shprehur të lumtur për arritjet e vajzave të Kosovës, shkruan indeksonline.
Edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu, përmes një postimi në Facebook u shpreh se këto ngjarjet që ndodhën dy ditët e fundit në Kosovë e përshkruajnë jetën, mjaltë e gjak.
Ai u shpreh falënderues ndaj Norës dhe Driton Kukës./Indeksonline/