75 Mall Live Search
20:41 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Qëndrim Dautaj vazhdon karrierën tek Istogu

Mesfushori kosovar, Qëndrim Dautaj është bërë me skuadër të re.

Dautaj nga sot është pjesë e ekipit të Istogut. Ai ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin e Istogut, transmeton Indeksonline.

Mesfushori së fundmi ishte pjesë e ekipit të Gjilanit. Në të kaluarën kishte luajtur për ekipet si Feronikeli, Besa, Ferizaj dhe Vëllaznimi./Indeksonline/