Në moshën 40 vjeçare, Paris Hilton pritet të bëhet nënë për herë të parë

Paris Hilton është në pritje të fëmijës së parë.
Kështu ka raportuar faqja amerikane, ‘Page Six’, transmeton Indeksonline.

Në fillim të këtij viti u bë publike që Paris dhe i fejuari i saj, Carter Reum duan të krijojnë familje.

‘Unë më të vërtetë po pres të shkoj në një fazë tjetër të jetës dhe të kem një jetë të vërtetë’, ishte shprehur Paris.
Paris dhe Carter kishin publikuar fejesën e tyre këtë vit. Ata ishin njohur 15 vite para se të krijonin lidhjen./Indeksonline/
