Xhaka falënderon Petkoviçin: Ke formuar një ekip vëllezërish

Vladimir Petkovic u largua nga drejtimi i Zvicrës pash shtatë vitesh në krye të ekipit kombëtar.
Boshnjaku ka nënshkruar kontratë me skuadrën franceze Bordeaux, shkruan Indeksonline.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka falënderuar trajnerin për punën që bënë së bashku në këto vite.
“Çfarë udhëtimi! Zotëri, unë vetëm dua të ju falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku! Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm – faleminderit për të gjithë mundin tënd, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën se si e ke formuar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish. Ne nuk do ta harrojmë punën tuaj dhe ju urojmë gjithë të mirat në Bordo”, ka shkruar Xhaka.
Petkovic bëri paraqitje shumë të mirë me Kombëtaren e Zvicrës, ku në kampionatin Evropian arritën deri në çerekfinale. /IndeksOnline/