75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / OSH

Aksidenti tragjik në Kroaci, trupat e viktimave pritet të arrijnë rreth orës 12:00

Trupat e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës në Kroaci, pritet të mbërrijnë në Kosovë sot rreth orës 12:00.

Në aksidentin fatal në Slavonski Brod të ndodhur më 25 korrik vdiqën 10 shtetasë kosovarë që po udhëtonin në linjën Frankfurt-Prishtinë.

Të mbijetuarit e këtij aksidenti kanë arritur mbrëmë në Kosovë.