75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / C E

Menaxheri i Tagliaficos pranon interesin e Interit

Vazhdon të mbetet pezull e ardhmja e Nicolas Tagliafico, i cili kërkohet me intensitet nga klubet italiane, përfshi këtu edhe kampionët në fuqi të Interit.

Menaxheri i 28-vjeçarit, Ricardo Schlieper, gjatë një interviste sqaroi situatën e krijuar rreth argjentinasit që aktivizohet me Ajaxin.

Schlieper theksoi se për interesimin e Romës e kanë marrë vesh nëpërmjet mediave dhe se verdhekuqtë kanë marrë një lojtarë tjetër në pozicionin e Tagliaficos.

Përsa i takon Interit, ai deklaroi se merkato është më e ngadaltë nga sa pritej dhe se më parë klubet duhet të shesin e më pas të blejnë lojtarë.

Gjithsesi në fund Schlieper pohoi se gjithçka do të vendoset në tre javët e fundit të muajit gusht, kur merkato do të jetë më dinamike.