Aksidentohet vetura luksoze e “nuses” në rrugën Pejë-Prishtinë

Vetura e tipit “Mercedes Benz GLE” e cila ishte zbukuruar me dekore për nusen e dhëndërin, është aksidentuar në rrugën Pejë-Prishtinë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit.
Sipas videos, vetura luksoze është përplasur me një veturë tjetër.
S’raportohet për të lënduar kurse dëmet materiale të veturës shihet të jenë të konsiderueshme./IndeksOnline/