Trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, mbërrijnë në morgun e Prizrenit

Pak më parë në morgun e Prizrenit kanë kanë arritur trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.
Sjellja e kufomave është bërë nën përcjelljen e policisë dhe të FSK-së.
Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës.
Ndryshe, dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin – nga Frankfurti për në Prishtinë – doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod.
Ndryshe mbrëmë, në Kosovë arritën 21 të mbijetuarit e aksidentit./IndeksOnline/
